Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 prillin

Temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë, në vendet më të larta do të bjerë borë

Foto: BGNES

Nesër, më 1 prill, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mbrëmje, në disa vende reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Moti do të mbetet i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth 18°.

Mbi malet vranësira do të jetë e konsiderueshme, pas mesditës në shumë vende me reshje, mbi 2200 m - me borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.

Temperaturat maksimale në Detin e Zi do të jenë ndërmjet 18° dhe 22°, 12°-15° në veri të Kepit të Kaliakras. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8-9°.

Moti jashtë Bullgarisë:

Në Londër temperatura maksimale do të jetë 12 gradë, në Paris – 14, në Madrid dhe Bukuresht – 20, në Berlin – 11, në Vjenë dhe Beograd – 15, në Romë – 18, në Stamboll – 19, në Athinë – 22.

Në Nju Jork dhe Buenos Aires, temperatura maksimale do të arrijë 21 gradë, në Los Anxhelos - 22, në Çikago - 7, në Montreal - 12, në Vankuver - 9, në Rio de Zhaneiro - 32, në Jerusalem - 17, në Dubai. - 31.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 tetorin

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, pak më të ulëta në disa lugina - rreth 5°-6°, në Sofje rreth 7°. Ditën e mërkurë, më 4 tetor , do të mbajë mot kryesisht me diell..

botuar më 23-10-03 7.10.MD
Nikollaj Denkov

Kryeministri Denkov: Nënshkruam marrëveshje me punëtorët energjetikë që protestojnë

Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit..

botuar më 23-10-03 7.07.MD

Kisha Ortodokse Bullgare nuk ka autorizime të hapë Kishën Ruse në Sofje

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shpreson që Kisha Ruse “Shën Nikollaj Miriklijski” të hapet sa më shpejt, por kjo nuk është në kompetencat dhe autorizimet e Kishës Ortodokse Bullgare dhe Patrikanës Bullgare. Kështu deklaroi zëdhënësi i..

botuar më 23-10-03 4.05.MD