1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.
Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.
Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.
Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.
Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Tekst: Elena Karkalanova
Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova
Një nga godinat emblematike në pjesën qendrore të kryeqytetit po përgatitet për një jetë të re. Tregu i parë modern i mbyllur me produkte mishi, qumështi, peshk dhe perime në Sofje po i nënshtrohet restaurimit në shkallë të gjerë, që tashmë ka arritur në..
Tre vjet pasi Covid-19 na vërtetoi se zyra e punës mund të mos jetë saktësisht një vend fiks, një alternativë e saj janë të ashtuquajturat hapësira të përbashkëta zyre. Ato po bëhen gjithnjë e më të preferuara kryesisht për shkak të lirisë që ofrojnë dhe..
2% është papunësia tek njerëzit me arsim të lartë. Në disa specialitete është nën 1%. Të ardhurat e të diplomuarve rriten në 2000 euro për disa fusha. 3000 euro janë për të diplomuarit e informatikës në Universitetin e Sofjes, njoftoi ministri i..
Një nga godinat emblematike në pjesën qendrore të kryeqytetit po përgatitet për një jetë të re. Tregu i parë modern i mbyllur me produkte mishi, qumështi,..