1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.
Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.
Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.
Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.
Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Tekst: Elena Karkalanova
Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova
Gjumi dimëror në Parkun e Arinjve afër Belicës ka pushtuar 7 nga 17 arinjtë që banojnë në zonën e mbrojtur, tha për BTA menaxheri i parkut, Dimitër Ivanov. Shpresat e ekipit janë që këtë vit një pjesë më e madhe e arinjve do të bien në letargji (gjumë..
Akullorja është një tundim për shumë njerëz, por e përbërë nga sheqeri dhe yndyra, kthehet në një bombë kalorike, e dëmshme për shëndetin e njeriut. Në mesin e njerëzve të dashuruar pas shijeve të ndryshme të akullores është edhe bashkatdhetari ynë..
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri përfundoi më 15 nëntor. Filloi më 18 shtator, duhej të përfundonte më 28 tetor, por u zgjat me dy javë. Sipas rekomandimit të OKB-së dhe BE-së, nga data 20 nëntor deri më 20 dhjetor të vitit 2023 do të..
Një nga godinat emblematike në pjesën qendrore të kryeqytetit po përgatitet për një jetë të re. Tregu i parë modern i mbyllur me produkte mishi, qumështi,..