Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë për reflektim, jo për shaka

Foto: BGNES

1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.

Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.

Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.

Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.

Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Tekst: Elena Karkalanova

Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Dy arushkë u shpëtuan pranë Sofjes

Dy arushkë, të shpëtuar në rajonin e Sofjes, u vendosën përkohësisht në Parkun e Arinjve pranë qytetit Belica. Arinjtë u shpëtuan në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujit, Organizatës për Mbrojtjen e Natyrës WWF dhe..

botuar më 23-11-09 3.57.MD
Albena Roshkova në qytetin e lashtë të Bosrës

Foto: Arkiva personale

Fytyra e vërtetë e Sirisë - një grua bullgare udhëton e vetme në vendin që është duke u rikuperuar nga lufta

Ajo është inxhiniere, jeton në Kozlloduj dhe i pëlqen të udhëtojë. Por kur ajo i tregon të shoqit se ka ndërmend të vizitonjë Sirinë, ai nuk ra dakort që ai ose vajza e tyre ta shoqëronin. Megjithatë, kjo nuk e pengon të realizojë ëndrrën e saj të vjetër...

botuar më 23-11-09 7.15.PD

BE vendos: glifosati - të jetë apo të mos jetë

Një nga dilemat me të cilat përballet Bashkimi Evropian është nëse do të zgjatet afati i përdorimit të herbicidit të diskutueshëm glifosat. Vendimi duhet të merret deri më 15 dhjetor, kur skadon autorizimi aktual i përdorimit të tij. Çështja ndan..

botuar më 23-11-08 4.28.MD