Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje shëon sot Ditën Ndërkombëtare të Zogjve - 1 Prill, së bashku me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Shkencëtarët dhe ambientalistët përgatitën një lojë të veçantë “Zogjtë e qytetit në muze” për vizitorët e muzeut. Ata do të duhet të zbulojnë në ekspozitën e përherëshme 31 lloje zogjsh që banojnë në parqet dhe hapësirat e gjelbra në Sofje, njoftoi BTA. Sipas institucionit shkencor, mbretëria e zogjve ndodhet në dy nga sallat e muzeut. Studiuesit nga muzeu shtojnë se në Sofje hasen 312 lloje shpendësh, gjë që është më shumë se gjysma e gjithsej 420 specieve që gjenden në vendin tonë.
Përktheu dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Mbi 400 kompani operojnë në Bullgari në sektorët "Mekatronikë", "Elektronikë" dhe "Mikroelektronikë", të cilat janë të orientuara te eksporti, zhvillojnë inovacione dhe kanë prodhime moderne. Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe Industrisë Bogdan..
Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi që vendet anëtare të fillojnë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësim në BE, kur paraqesin raportet e tyre për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në Komunitet. Komisioneri Evropian për..
Që nga viti 2017, minoriteti kombëtar bullgar është zyrtarisht i njohur nga shteti shqiptar dhe që nga qershori 2023, përfaqësuese e tij në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë është Milena Selimi – shkrimtare, përkthyese,..
2% është papunësia tek njerëzit me arsim të lartë. Në disa specialitete është nën 1%. Të ardhurat e të diplomuarve rriten në 2000 euro për disa fusha...
"Festival i Pemëve" (2023 FESTIVAL OF TREES) në Indiana, SHBA shfaq në sallat e Muzeut Historik (Historical Society Museum) në qytet 78 pemët e..
Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, u zgjodh unanimisht në Këshillin Drejtues të Bashkimit Evropian të..