Skuadra bullgare e skermës për femra fitoi medaljet e bronzta në Kampionatin Botëror të Skermës për të rinj, të reja, kadetë meshkuj dhe femra në Plovdiv. Skuadra e përbërë nga Kalina Atanasova, Belloslava Ivanova, Ana Mihajllova dhe Emma Nejkova, nën drejtimin e trajnerit kombëtar Ivajllo Vodenov, arriti në vendin e tretë në garën e 28 skuadrave dhe shkroi një faqe të re në historinë e skermës bullgare. Vajzat tona luajtën me vetëbesim, entuziazëm dhe mjeshtëri dhe me meritë u ngjitën në shkallët e nderit, duke fituar medaljen e parë për ekipin bullgar të skermës për femra nga Kampionati Botëror. Ata fituan ndaj Rumanisë, ndaj skuadrës së fortë të Francës dhe Uzbekistanit, duke humbur vetëm nga kampionet nga Italia.
Një medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi – ky është bilanci i pjesëmarrjes së Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Sumos në Poloni më 16 dhe 17 shtator. Në garë morën pjesë 8 garues bullgarë. Ari i takoi Presijan Mihovit në kategorinë deri në 77 kg...
Në Kampionatin Botëror të Kanotazhit në Beograd, Desisllava Angellova u kualifikua në finalen "A" të skifit për femra. Bashkatdhetaria jonë përfundoi e treta në gjysmëfinalen e parë, duke e kaluar distancën 2000 metra për 7:42.45 minuta, gjë që i..
Rreth 100 garues nga 29 shtete do të marrin pjesë në Kupën e Botës Parkour, që nis sot për herë të tretë në Sofje. Gara do të mbahet në hyrjen qendrore të sallës “Arena Sofja” në ditët deri më 10 shtator nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Bullgaria do..