Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bora e re zgjati sezonin e skive në vendpushimet dimërore

Foto: Ministria e Turizmit

Rikthimi i dimrit në prill dhe reshjet e borës në male e zgjatën sezonin e skive. Vendpushimet dimërore kanë njoftuar se pistat dhe teleferikët janë në dispozicion për Pashkët dhe presin që turistët të përfitojnë.

Që nga 27 marsi, Pamporovo uli çmimet e biletave të teleferikëve dhe të kartave të skive. Një numër i madh hotelesh kanë bërë zbritje të çmimeve deri në 25%, përfshirë edhe për Pashkët. Në Borovec menjëherë bënë të ditur se sezoni dimëror do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë borë dhe kjo pritet të zgjasë deri në fund të muajit prill. Aty gjithashtu ka zbritje të çmimeve. Pistat dhe teleferikët në Bansko do të jenë të hapura deri më 17 prill.

Pas borës së re dhe parashikimit për reshje në ditët në vijim, “Vitosha Ski” rihapi për Pashkët pistat “Vitoshko Llale 1” dhe “Meça Poljana”, si dhe teleferikun “Simeonovo”. Udhëtimi i fundit i natës për sezonin në Vitosha është paralajmëruar për muajin prill.

Më shumë nga rubrika

Foto: Free Sofia Tour

Pa pritshmëri dhe informacion paraprak, por të kënaqur – rritje e numrit të turistëve në fundjavë në Sofje

Turistët e huaj në Sofje janë rritur me 19% që nga koha para krizës së Covid-it, njofton Bashkia e Sofjes. Por ne nuk kemi nevojë për statistika për t'u bindur për interesin në rritje të të huajve për kryeqytetin bullgar - mjafton të ecësh në qendër për..

botuar më 23-11-23 7.20.PD

Nën spërkatjen e ujëvarës Gyrlek në Rodopet Lindore

Në një zonë të bukur në Rodopet Lindore, hasim një mrekulli të vërtetë natyrore - ujëvarën Gyrlek. Pak njerëz e dinë për të, pasi ndodhet larg shtegut të rrahur turistik. Por kohët e fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë këtu për të..

botuar më 23-11-22 1.55.MD

Tuzlla e Balçikut, ku balta e limanit dhe metoda egjiptiane bëjnë mrekulli

Tuzlla e Balçikut përbën dy liqene të vendosura në afërsi të njëri-tjetrit, fjalë për fjalë disa metra larg bregut të detit. Përveçse është i bukur, vendi është edhe shërues. Uji këtu është shumë i kripur, pothuajse po aq sa ai i Detit të..

botuar më 23-11-11 9.45.PD