Rikthimi i dimrit në prill dhe reshjet e borës në male e zgjatën sezonin e skive. Vendpushimet dimërore kanë njoftuar se pistat dhe teleferikët janë në dispozicion për Pashkët dhe presin që turistët të përfitojnë.
Që nga 27 marsi, Pamporovo uli çmimet e biletave të teleferikëve dhe të kartave të skive. Një numër i madh hotelesh kanë bërë zbritje të çmimeve deri në 25%, përfshirë edhe për Pashkët. Në Borovec menjëherë bënë të ditur se sezoni dimëror do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë borë dhe kjo pritet të zgjasë deri në fund të muajit prill. Aty gjithashtu ka zbritje të çmimeve. Pistat dhe teleferikët në Bansko do të jenë të hapura deri më 17 prill.
Pas borës së re dhe parashikimit për reshje në ditët në vijim, “Vitosha Ski” rihapi për Pashkët pistat “Vitoshko Llale 1” dhe “Meça Poljana”, si dhe teleferikun “Simeonovo”. Udhëtimi i fundit i natës për sezonin në Vitosha është paralajmëruar për muajin prill.
Udhëzuesi i njohur i udhëtimit Lonely Planet ka përfshirë Bullgarinë midis rekomandimeve të tij për udhëtimin në vitin 2024. "Seria e fortesave dhe vendbanimeve të ruajtura përgjatë kufirit të lashtë të Perandorisë Romake - "Kufiri Danubian" është..
Ditët e fundit, operatorët turistikë bullgarë kanë anuluar plotësisht programet e tyre për në Izrael, pas sulmeve të papritura terroriste të "Hamasit" dhe konfliktit ushtarak që pasoi. Linjat ajrore me kosto të ulët që operojnë në tregun bullgar..
Ku, përveç Bullgarisë, mund të kombinohen banjat e diellit në det me freskinë dhe gjelbërsinë e maleve dhe përfitimet e turizmit rural? Këtë verë, bujtinat dhe hotelet familjare që ofrojnë kombinimin në fjalë 3 në 1 u rezervuan 100%. Pavarësisht..