Rikthimi i dimrit në prill dhe reshjet e borës në male e zgjatën sezonin e skive. Vendpushimet dimërore kanë njoftuar se pistat dhe teleferikët janë në dispozicion për Pashkët dhe presin që turistët të përfitojnë.
Që nga 27 marsi, Pamporovo uli çmimet e biletave të teleferikëve dhe të kartave të skive. Një numër i madh hotelesh kanë bërë zbritje të çmimeve deri në 25%, përfshirë edhe për Pashkët. Në Borovec menjëherë bënë të ditur se sezoni dimëror do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë borë dhe kjo pritet të zgjasë deri në fund të muajit prill. Aty gjithashtu ka zbritje të çmimeve. Pistat dhe teleferikët në Bansko do të jenë të hapura deri më 17 prill.
Pas borës së re dhe parashikimit për reshje në ditët në vijim, “Vitosha Ski” rihapi për Pashkët pistat “Vitoshko Llale 1” dhe “Meça Poljana”, si dhe teleferikun “Simeonovo”. Udhëtimi i fundit i natës për sezonin në Vitosha është paralajmëruar për muajin prill.
Ku, përveç Bullgarisë, mund të kombinohen banjat e diellit në det me freskinë dhe gjelbërsinë e maleve dhe përfitimet e turizmit rural? Këtë verë, bujtinat dhe hotelet familjare që ofrojnë kombinimin në fjalë 3 në 1 u rezervuan 100%. Pavarësisht..
Berkovica, një qytet i vogël provincial, i zhytur në gjelbërim, i strukur në këmbët e majës madhështore Kom /2016 m/, ruan ende kujtimin për shkrimtarin Ivan Vazov. Patriku i letërsisë bullgare banonte këtu nga marsi i vitit 1879 deri më 18 shtator..
Nga kjo verë, mysafirët e fshatit Kamen Brjag (në bregun verior të Detit të Zi) mund të vëzhgojnë yjet nga observatori modern astronomik në oborrin e bashkisë. Objekti ka një kupolë të automatizuar dhe një rreze 360 gradë, duke lejuar gjurmimin e..
Etropole është një qytet i këndshëm, i gjelbëruar provincial, i shtrirë ndër shpatet veriore të malit Stara Pllanina, rrëzë majës Baba (1787 m)...