Gjatë pushimeve, skiatorët dhe turistët kanë preferuar të pushojnë aktivisht pranë Shtatë Liqeneve të Rillës. Shërbimi i shpëtimit malor në Dupnica njoftoi se ka katër oficerë shërbimi në bazën e tij në liqene për tre ditët. Në fund të javës së ardhshme do të ketë sërish staf në detyrë, pas së cilës do të mbyllet sezoni i skijimit. Bozhidar Xhokin nga ekipi i shpëtimit theksoi për BNR se pavarësisht motit të ndryshueshëm, gjatë pushimeve ka skiatorë, fansa të zbritjeve ekstreme, si dhe turistë që bëjnë ecje.
Ndër vizitorët e huaj mbizotërojnë mysafirë nga Izraeli dhe Franca, ka edhe rusë.Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..
Dy herë më shumë turistë të huaj nga vende të ndryshme kanë ardhur në Bullgari për turizëm aventure këtë verë në krahasim me vitin e kaluar. "Sezoni siç duket do të jetë një sezon vërtet i mirë," tha Ljubomir Popjordanov, kryetar i shoqatës "Malet dhe..
Pushime në det apo në mal, por jo në hotel, por në një bujtinë ku ndihesh pothuajse si në shtëpinë e vet. Këtë verë, bullgarët dhe të huajt po rizbulojnë masivisht gëzimet e vogla të jetës, mes gjelbërimit dhe qetësisë një hap larg qendrave turistike..
Etropole është një qytet i këndshëm, i gjelbëruar provincial, i shtrirë ndër shpatet veriore të malit Stara Pllanina, rrëzë majës Baba (1787 m)...