Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar mori medaljen e artë në not në kampionatin botëror për persona me transplantim

Georgi Peev
Foto: Facebook/GeorgiKPeev

Bullgari Georgi Peev nga Haskovo u bë kampion i botës në 100 metra “bretëkocë” në Kampionatin Botëror të Personave me Transplantim, i cili mbahet në Përt të Australisë. Këtë e bëri të ditur Peev në profilin e tij social në Facebook.

Në Lojërat e 24-ta Botërore për Persona me Transplantim marrin pjesë atletë nga 45 vende.

Georgi Peev është bullgari i parë i transplantuar me dy organe, i cili ka pesë medalje nga një kampionat evropian për të transplantuar.

Bullgaria përfaqësohet gjithashtu nga Ognjan Gançev, bullgari më jetëgjatë me zemër të transplantuar dhe personi më i moshuar i transplantuar - ai tani është 63 vjeç.

Të dy u transplantuan zemrën në Spitalin “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov”, në vitin 2006 dhe 2013.


Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në gjysmëfinale të Masters në Shangai

Tenisti bullgar nga elita botërore e tenisit Grigor Dimitrov po vazhdon serinë e tij mbresëlënëse të fitoreve në Shangai dhe për të nëntën herë në karrierën e tij u kualifikua në gjysmëfinalet e Masters, njofton uebfaqja "Sportal". Tenisti ynë më..

botuar më 23-10-13 2.03.MD

Federata Bullgare e Tenisit refuzoi turneun e serisë ATP 250 për shkak të zgjedhjeve

Federata Bullgare e Tenisit refuzoi të jetë organizatore e turneut ATP 250 Sofia Open për shkak të “rrethanave jashtë kontrollit të saj”. Shkak është balotazhi i mundshëm i zgjedhjeve vendore, i cili nuk lejon që salla “Arena Armeec” e kryeqytetit të..

botuar më 23-10-13 9.42.PD

Për shkak të luftës në Izrael, Sofja përsëri pret një turne tenisi ATP

Në më pak se një muaj, Sofja do të presë sërish një turne nga seria ATP 250. Për shkak të luftës në Izrael, Bullgaria do të jetë mikpritëse e garës, e cila ishte menduar të mbahej në Tel Aviv nga 5-11 nëntor. Sipas burimeve në Spanjë, Sofja dhe..

rinovuar më 23-10-12 1.17.MD