Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar mori medaljen e artë në not në kampionatin botëror për persona me transplantim

Georgi Peev
Foto: Facebook/GeorgiKPeev

Bullgari Georgi Peev nga Haskovo u bë kampion i botës në 100 metra “bretëkocë” në Kampionatin Botëror të Personave me Transplantim, i cili mbahet në Përt të Australisë. Këtë e bëri të ditur Peev në profilin e tij social në Facebook.

Në Lojërat e 24-ta Botërore për Persona me Transplantim marrin pjesë atletë nga 45 vende.

Georgi Peev është bullgari i parë i transplantuar me dy organe, i cili ka pesë medalje nga një kampionat evropian për të transplantuar.

Bullgaria përfaqësohet gjithashtu nga Ognjan Gançev, bullgari më jetëgjatë me zemër të transplantuar dhe personi më i moshuar i transplantuar - ai tani është 63 vjeç.

Të dy u transplantuan zemrën në Spitalin “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov”, në vitin 2006 dhe 2013.


Më shumë nga rubrika

Ekipi “Lludogorec" ruan një shans për të vazhduar në "Ligën e Konferencave"

Klubi i futbollit “Lludogorec” mposhti në mënyrë dramatike “Spartak Tërnava” me rezultat 2:1 si mysafir në Sllovaki, në një ndeshje të fazës së grupeve të “Ligës së Konferencave”. Në minutën e 23-të, një gol i “Lludogorec” u anulua pas një video..

botuar më 23-12-01 10.16.PD

Kombëtarja bullgare e skive kërkon garues ndër bullgarët jashtë shtetit

Skiatorja e disiplinave alpine Anina Curbrigen do të garojë për Bullgarinë nga ky sezon, njoftoi Federata Bullgare e Skive. Curbrigen, nëna e së cilës është bullgare, lindi në Zvicër. Ajo përfundoi e para në sllallom në Kampionatin Shtetëror në prill..

botuar më 23-11-30 2.45.MD
Borisllav Mihajllov

Shefi i futbollit bullgar dha dorëheqjen

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor. "Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem..

botuar më 23-11-27 4.19.MD