Bullgari Georgi Peev nga Haskovo u bë kampion i botës në 100 metra “bretëkocë” në Kampionatin Botëror të Personave me Transplantim, i cili mbahet në Përt të Australisë. Këtë e bëri të ditur Peev në profilin e tij social në Facebook.
Në Lojërat e 24-ta Botërore për Persona me Transplantim marrin pjesë atletë nga 45 vende.
Georgi Peev është bullgari i parë i transplantuar me dy organe, i cili ka pesë medalje nga një kampionat evropian për të transplantuar.
Bullgaria përfaqësohet gjithashtu nga Ognjan Gançev, bullgari më jetëgjatë me zemër të transplantuar dhe personi më i moshuar i transplantuar - ai tani është 63 vjeç.
Të dy u transplantuan zemrën në Spitalin “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov”, në vitin 2006 dhe 2013.
Kombëtarja e shahut për femra arriti fitoren e 5-të radhazi në Kampionatin Evropian të Ekipeve të Shahut në Budva dhe me 14 pikë iu afrua fitimit të titullit të parë në histori. Në raundin e parafundit të 8-të, bullgaret fituan me 2.5:1.5 pikë ndaj..
Ekipi kombëtar i futbollit i Bullgarisë luajti një lojë të mirë, por përfundoi me rezultatin baras 2:2 me Hungarinë në një ndeshje kualifikuese evropiane në Grupin G. Pasi Bullgaria kryesonte me 2:1, një autogol e barazoi rezultatin në favor të..
Shahistet e kombëtares bullgare mposhtën Serbinë me rezultat 3:1 në raundin e pestë të Kampionatit Evropian për ekipe në qytetin malazez Budva. Bullgaret, të cilat ende nuk kanë humbje, e luajtën ndeshjen në mënyrë taktike dhe arritën të përfitojnë në..