Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar mori medaljen e artë në not në kampionatin botëror për persona me transplantim

Georgi Peev
Foto: Facebook/GeorgiKPeev

Bullgari Georgi Peev nga Haskovo u bë kampion i botës në 100 metra “bretëkocë” në Kampionatin Botëror të Personave me Transplantim, i cili mbahet në Përt të Australisë. Këtë e bëri të ditur Peev në profilin e tij social në Facebook.

Në Lojërat e 24-ta Botërore për Persona me Transplantim marrin pjesë atletë nga 45 vende.

Georgi Peev është bullgari i parë i transplantuar me dy organe, i cili ka pesë medalje nga një kampionat evropian për të transplantuar.

Bullgaria përfaqësohet gjithashtu nga Ognjan Gançev, bullgari më jetëgjatë me zemër të transplantuar dhe personi më i moshuar i transplantuar - ai tani është 63 vjeç.

Të dy u transplantuan zemrën në Spitalin “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov”, në vitin 2006 dhe 2013.


Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov humbi nga Gjokovic në finalen e serisë Masters

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk arriti të luftojë për titullin e turneut të tenisit ATP Masters 1000 në Paris. Ai humbi në finale nga numri 1 i botës Novak Djokovic 4:6, 3:6 në 1 orë e 39 minuta lojë. Për Gjokovicin titulli është i..

botuar më 23-11-05 6.33.MD
Alexander Zverev

Kampioni olimpik i tenisit Alexander Zverev mbërrin në Sofia Open 2023

Kampioni olimpik Alexandër Zverev anuloi pjesëmarrjen e tij në Sofia Open 2023 nga seritë ATP 250 nga 4 deri më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Përfshirja e tenistit gjerman u bë e mundur me një leje speciale nga..

botuar më 23-11-03 10.56.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në çerekfinale në Paris

Tenisti më i mirë i Bullgarisë për meshkuj, Grigor Dimitrov, u kualifikua për herë të dytë në çerekfinalen e turneut Masters 1000 në ambiente të mbyllura, në Paris, në paraqitjen e tij të 11-të. Grigor Dimitrov triumfoi ndaj Aleksandër..

botuar më 23-11-02 4.09.MD