Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romani "Strehim kohe" i Georgi Gospodinovit është në listën e shkurtër të "Booker"

Foto: thebookerprizes.com

Romani "Strehim kohe" i Georgi Gospodinov u përfshi në listën e shkurtër prej gjashtë librash për çmimin ndërkombëtar letrar Booker, njoftoi Leila Slimani, kryetare e jurisë dhe fituese e çmimit Goncourt. Ky është shkrimtari i parë bullgar i nominuar për një nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Përkthimi në anglisht i "Strehim kohe" është i Angela Rodel.

"Ky është një roman shpikës dhe kaq aktual sot. Është pjesë e traditës së Evropës Qendrore dhe Lindore që përfshin Milan Kundera, Dubravka Ugresic dhe Danilo Kish, kjo është një rithënie e pyetjeve të vjetra: rreziku i kujtesës selektive dhe se si nostalgjia mund të pushtojë shoqërinë, të bëhet një zonë rehati ose të jetë e dëmshme”, ka shkruar juria në motivacionin e saj.

Fituesi do të shpallet më 23 maj në një ceremoni zyrtare në Londër dhe do të marrë një çmim prej 50 000 £, të cilën do ta ndajë me përkthyesin.

Më shumë nga rubrika