Romani "Strehim kohe" i Georgi Gospodinov u përfshi në listën e shkurtër prej gjashtë librash për çmimin ndërkombëtar letrar Booker, njoftoi Leila Slimani, kryetare e jurisë dhe fituese e çmimit Goncourt. Ky është shkrimtari i parë bullgar i nominuar për një nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Përkthimi në anglisht i "Strehim kohe" është i Angela Rodel.
"Ky është një roman shpikës dhe kaq aktual sot. Është pjesë e traditës së Evropës Qendrore dhe Lindore që përfshin Milan Kundera, Dubravka Ugresic dhe Danilo Kish, kjo është një rithënie e pyetjeve të vjetra: rreziku i kujtesës selektive dhe se si nostalgjia mund të pushtojë shoqërinë, të bëhet një zonë rehati ose të jetë e dëmshme”, ka shkruar juria në motivacionin e saj.
Lufta sjell shkatërrim dhe shkretëtirë pas saj. Ndërpret rrugë, rrëzon ura, shkatërron dashuri, përçan bashkimin. Literalisht dhe figurativisht. “Lufta është një epidemi traumatike” ( the war is traumatic epidemic), thotë gjeniu rus i mjekësisë..
Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte për një vizitë disaditore në Sofje, na informon sajti i Akademisë Bullgare të Shkencave Në kuadër të vizitës Kryetari i Akademisë bullgare, Akad. Julijan Revallski dhe kryetari i..
Me rastin e 1 nëntorit - Ditës së Iluministëve të Popullit, organizata më e vjetër letrare në Evropë - Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë - nderoi me certifikata nëntë artistë bullgarë për kontributin e tyre në letërsinë moderne bullgare - Todor..
Krishtlindja përrallore e Kjustendillit nis më 2 dhjetor me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në sheshin e qytetit “Vellbëzhd”. Zbukurimet..
Banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund të shikojnë një sërë filmash emocionues kushtuar aventurës, sporteve në natyrë, artit dhe muzikës. Në..