Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romani "Strehim kohe" i Georgi Gospodinovit është në listën e shkurtër të "Booker"

Foto: thebookerprizes.com

Romani "Strehim kohe" i Georgi Gospodinov u përfshi në listën e shkurtër prej gjashtë librash për çmimin ndërkombëtar letrar Booker, njoftoi Leila Slimani, kryetare e jurisë dhe fituese e çmimit Goncourt. Ky është shkrimtari i parë bullgar i nominuar për një nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Përkthimi në anglisht i "Strehim kohe" është i Angela Rodel.

"Ky është një roman shpikës dhe kaq aktual sot. Është pjesë e traditës së Evropës Qendrore dhe Lindore që përfshin Milan Kundera, Dubravka Ugresic dhe Danilo Kish, kjo është një rithënie e pyetjeve të vjetra: rreziku i kujtesës selektive dhe se si nostalgjia mund të pushtojë shoqërinë, të bëhet një zonë rehati ose të jetë e dëmshme”, ka shkruar juria në motivacionin e saj.

Fituesi do të shpallet më 23 maj në një ceremoni zyrtare në Londër dhe do të marrë një çmim prej 50 000 £, të cilën do ta ndajë me përkthyesin.

Më shumë nga rubrika

Një qendër e re arsimore dhe kulturore do të prezantojë traditat dhe komunitetin hebre

"Në një vend ku nuk ka njerëz, ji ti një person" - thotë një shprehje e mençur që lidhet me kulturën dhe thelbin e komunitetit hebre. Nuk ka statistika të sakta se sa hebrenj ka në Bullgari, por sipas organizatës së tyre"Shallom", komuniteti i tyre..

botuar më 23-10-20 7.00.PD

Akoma 500 ndërtesa u bënë pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë

500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë . Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t'u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për..

botuar më 23-10-13 5.43.MD
Nikollaj Majstorov

Ekspozitë kushtuar përvjetorit të 80-të të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov

Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16..

botuar më 23-10-11 8.10.PD