Pas një sërë takimesh, forcat e para dhe të dyta politike arritën marrëveshje që Rosen Zheljazkov nga GERB të zgjidhet Kryetar i Asamblesë Kombëtare. Përfaqësuesit e GERB-SDS dhe të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) gjithashtu ranë dakord të shpallin një kryetar sipas parimit të rotacionit çdo tre muaj, për sa kohë që parlamenti të vazhdojë të punojë.
Forcat politike kanë përgatitur një listë të përgjithshme të projektligjeve që do t'ua propozojnë grupeve të tjera parlamentare në kërkim të shumicës kushtetuese për reformën në drejtësi. Një nga të parat që duhet trajtuar ka të bëjë me luftën kundër dhunës në familje.
Sa u përket bisedimeve për formimin e qeverisë, ato duhet të zhvillohen në nivel lidershipi, theksoi Nikollaj Denkov nga PP-DB. Megjithatë, formacioni i tij mbetet i mendimit se nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e parë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit..