Juliana Janeva fitoi medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Zagreb, me rezultat 10:3 ndaj ukrainases Alla Belinska në finalen e kategorisë deri në 68 kg. Janeva u bë kampione e padiskutueshme në Zagreb me një epërsi vendimtare prej 7 pikësh në të gjitha ndeshjet me rivalet e saj. Kështu, bullgarja arriti në finale, ku u takua me Belinskën në pritje të një revanshi. Ukrainasja e kishte mundur në finale dy vite më parë, kur të dyja luftonin në kategorinë 72 kg. Janeva kishte një medalje të argjendtë nga Varshavë 2021 dhe një të bronztë nga Budapesti 2022 në 72 kg, dhe tani ajo garoi pasi kishte tejkaluar një dëmtim të rëndë.
Ndërkohë, në fund të javës Mimi Hristova fitoi akoma një medalje të artë për Bullgarinë në Kampionatin e Mundjes në Zagreb në kateogorinë deri në 65 kg, duke mundur Irina Ringaçi nga Moldavia.
Tenisti bullgar nga elita botërore e tenisit Grigor Dimitrov po vazhdon serinë e tij mbresëlënëse të fitoreve në Shangai dhe për të nëntën herë në karrierën e tij u kualifikua në gjysmëfinalet e Masters, njofton uebfaqja "Sportal". Tenisti ynë më..
Federata Bullgare e Tenisit refuzoi të jetë organizatore e turneut ATP 250 Sofia Open për shkak të “rrethanave jashtë kontrollit të saj”. Shkak është balotazhi i mundshëm i zgjedhjeve vendore, i cili nuk lejon që salla “Arena Armeec” e kryeqytetit të..
Në më pak se një muaj, Sofja do të presë sërish një turne nga seria ATP 250. Për shkak të luftës në Izrael, Bullgaria do të jetë mikpritëse e garës, e cila ishte menduar të mbahej në Tel Aviv nga 5-11 nëntor. Sipas burimeve në Spanjë, Sofja dhe..