Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Juliana Janeva është një kampione evropiane në mundje

| rinovuar më 23-04-24 11.08.PD
Juliana Janeva
Foto: BTA

Juliana Janeva fitoi medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Zagreb, me rezultat 10:3 ndaj ukrainases Alla Belinska në finalen e kategorisë deri në 68 kg. Janeva u bë kampione e padiskutueshme në Zagreb me një epërsi vendimtare prej 7 pikësh në të gjitha ndeshjet me rivalet e saj. Kështu, bullgarja arriti në finale, ku u takua me Belinskën në pritje të një revanshi. Ukrainasja e kishte mundur në finale dy vite më parë, kur të dyja luftonin në kategorinë 72 kg. Janeva kishte një medalje të argjendtë nga Varshavë 2021 dhe një të bronztë nga Budapesti 2022 në 72 kg, dhe tani ajo garoi pasi kishte tejkaluar një dëmtim të rëndë.

Ndërkohë, në fund të javës Mimi Hristova fitoi akoma një medalje të artë për Bullgarinë në Kampionatin e Mundjes në Zagreb në kateogorinë deri në 65 kg, duke mundur Irina Ringaçi nga Moldavia.

Më shumë nga rubrika

Kalina Bojaxhieva

Bullgaria me një mori medaljesh nga Kampionati Botëror i Kikboksit në Portugali

Kampionati i Planetit i Kikboksit i Federatës Botërore të Kikboksit (WAKO) në Albufeira, Portugali, u bë kampionati botëror më i suksesshëm për meshkuj dhe femra për kikboksierët bullgarë deri më tani. Bilanci është gjashtë tituj botërorë, tre të..

botuar më 23-11-26 7.31.MD

Fitore dërrmuese e skuadrës kombëtare bullgare të futbollit të të rinjve ndaj Estonisë

Kombëtarja bullgare e futbollit për të rinj deri në 21 vjeç ka arritur një fitore vendimtare ndaj ekipit mysafir të Estonisë me rezultat 6:0, transmeton BTA. Me suksesin e tyre, “luanët” u ngjitën në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë nga..

botuar më 23-11-22 10.43.PD

Bullgaret fituan kurorën evropiane të shahut

Shahistet bullgare fituan titullin ekipor evropian në kampionatin në Budva të Malit të Zi, njofton BNR. Nurgyull Salimova, Antoineta Stefanova, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva arritën suksesin më të madh në historinë e kombëtares për femra,..

botuar më 23-11-21 11.14.PD