Juliana Janeva fitoi medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Zagreb, me rezultat 10:3 ndaj ukrainases Alla Belinska në finalen e kategorisë deri në 68 kg. Janeva u bë kampione e padiskutueshme në Zagreb me një epërsi vendimtare prej 7 pikësh në të gjitha ndeshjet me rivalet e saj. Kështu, bullgarja arriti në finale, ku u takua me Belinskën në pritje të një revanshi. Ukrainasja e kishte mundur në finale dy vite më parë, kur të dyja luftonin në kategorinë 72 kg. Janeva kishte një medalje të argjendtë nga Varshavë 2021 dhe një të bronztë nga Budapesti 2022 në 72 kg, dhe tani ajo garoi pasi kishte tejkaluar një dëmtim të rëndë.
Ndërkohë, në fund të javës Mimi Hristova fitoi akoma një medalje të artë për Bullgarinë në Kampionatin e Mundjes në Zagreb në kateogorinë deri në 65 kg, duke mundur Irina Ringaçi nga Moldavia.
Kampioni olimpik Alexandër Zverev anuloi pjesëmarrjen e tij në Sofia Open 2023 nga seritë ATP 250 nga 4 deri më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Përfshirja e tenistit gjerman u bë e mundur me një leje speciale nga..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë për meshkuj, Grigor Dimitrov, u kualifikua për herë të dytë në çerekfinalen e turneut Masters 1000 në ambiente të mbyllura, në Paris, në paraqitjen e tij të 11-të. Grigor Dimitrov triumfoi ndaj Aleksandër..
Bullgari i vetëm në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, luajti një ndeshje fenomenale dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm mbi numrin 3 të botës, Daniil Medvedev me 6:3, 6:7(4), 7:6(2) për 2 orë dhe 56 minuta dhe u kualifikua në raundin e 16-të..