Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).
Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.
2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).
Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.
Në fund të shtatorit, deficiti buxhetor ishte 780 milionë leva (380 milionë euro), sipas Ministrisë së Financave. Kjo është 0.4% e Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar /PBB/. Deri në fund të vitit, deficiti pritet të arrijë në 2.5% të PBB-së së..
Në një ceremoni në Sofje u hap zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Kosovë. Aktiviteti, i cili u mbajt më 27 shtator, u hap nga Tomisllav Collov, kryetar i Bordit të Dhomës Tregtare Bullgaro-Kosovare, në prani të zëvendësministres së punëve të..
Humbjet nga shtyrja e anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë dhe Shengen janë ndërmjet 4-5% të PBB-së së vendit, tha për Nova TV Ministri i Financave dhe bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev. Humbjet për bizneset janë..
Projektet e infrastrukturës midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk po ecin me shpejtësi për shkak të kuadrit rregullator kompleks, por ende po vazhdojnë të ecin..