Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpenzimet e jetesës po rriten më shpejt se të ardhurat e punëtorëve

Foto: arkiv

Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).

Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.

2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).

Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.


Më shumë nga rubrika

6 qendra gjenerojnë 80% të ekonomisë së vendit

16 qendra ekonomike bashkojnë fuqinë punëtore të 132 bashkive dhe përbëjnë rreth 80% të aktivitetit ekonomik në vend, sipas hulumtimit të fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut. Në vitin 2018 kishte 20 qendra, por ka procese bashkimi në..

botuar më 23-11-23 1.02.MD
Foto: Pixabay

Ekspertët raportojnë një mospërputhje alarmante në rritjen e çmimeve dhe rritjen e pagave në Bullgari

"Ne kemi një treg të qetë për momentin. Dhe ajo që i shqetëson njerëzit dhe krijon një situatë nervoze janë të ardhurat e ulëta," tha për BNR Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave. Sipas tij ka një mjedis të..

botuar më 23-11-21 7.30.PD

Buxheti 2024 - mollë sherri ose pengesë e pakapërcyeshme për pushtetarët

Ministri i financave Asen Vasilev në fund të javës së kaluar prezantoi parametrat e buxhetit për vitin 2024. U bë e qartë nga sa më sipër se të ardhurat e këtij viti nuk do të përmbushen me 2.3 miliardë leva, ndërsa shpenzimet me 1 miliard leva...

botuar më 23-11-14 1.01.MD