Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).
Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.
2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).
Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.
Qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi paketën e ligjeve që i dërgoi Kuvendit Popullor në lidhje me miratimin e buxhetit për vitin 2024. Ministri i financave Asen Vasilev parashikon në buxhetin e vitit 2024 inflacion ndërmjet 3 dhe..
Vëllimi i transaksioneve për shitjen e pasurive të paluajtshme është ulur me 12% dhe pothuajse me të njëjtën përqindje është rritur çmimi. Këtë e evidentuan ekspertët e fushës së pasurive të paluajtshme në konferencën vjetore të agjentëve, që..
526 leva /268,94 euro/ do të jetë kufiri i varfërisë në Bullgari në vitin 2024, vendosi qeveria. Vlera e saj do të rritet me 22 leva /11,25 euro/, ose me 4,4% në krahasim me vitin 2023”, theksoi ministrja e çështjeve sociale, Ivanka Shallapatova...