Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpenzimet e jetesës po rriten më shpejt se të ardhurat e punëtorëve

Foto: arkiv

Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).

Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.

2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).

Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.


Më shumë nga rubrika

Banka Popullore Bullgare

Për të tretin muaj radhazi Banka Popullore Bullgare rrit normën kryesore të interesit

Që nga 1 nëntori, Banka Popullore Bullgare (BNB) po rrit normën kryesore të interesit për monedhën kombëtare levën në 3.79 për qind. Për muajin tetor, norma e interesit ishte 3.64 për qind dhe në shtator 3.53 për qind. Normat e interesit rriten që nga..

botuar më 23-11-01 8.44.PD
Presllav Borisov

Prodhuesit tashmë po e shesin drithin me çmime më të ulëta

Në muajt e fundit, gruri i bukës eksportohet nga Bullgaria në Lindjen e Largët dhe Afrikën Veriore, tha Presllav Borisov nga menaxhmenti i Bashkimit të Fermerëve Bullgarë. Blerës ka në Tajlandë, Egjipt, Jordani dhe vende të tjera."Por i gjithë..

botuar më 23-10-30 10.59.PD

14 kompani bullgare kanë pozicione drejtuese në Evropën Juglindore

Katërmbëdhjetë kompani bullgare gjejnë një vend midis qindra kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore në renditjen TOP-100 të këtij viti të agjencisë së lajmeve dhe analizave ekonomike SeeNews, cituar nga televizioni bTV. Për krahasim, në edicionin e..

botuar më 23-10-25 2.06.MD