Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimet verore në gjuhën bullgare do të mbështesin integrimin e fëmijëve ukrainas në vendin tonë

4
Foto: Qendra e Situatës „Dyert e Hapura“

Qendra e Situatës "Dyert e Hapura", e cila që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022 mbështet vazhdimisht ukrainasit që jetojnë në vendin tonë, vazhdon të zhvillojë dhe thellojë një nga kauzat e saj - trajnimin në gjuhën bullgare për refugjatët ukrainas.

“Që në ditët e para kur filloi punën qendra e situatës, një nga qëllimet e saj ishte që të ndihmonte refugjatët që të fillonin të mësonin gjuhën bullgare. Këtë ia thamë mediave të ndryshme, përfshirë BNR. Shumë vullnetarë u përgjigjën dhe erdhën në qendrën tonë - kujton koordinatorja në Qendrën Arsimore të Ukrainës në Sofje, Elena Volkova - Këto mësime vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, dhe falë këtyre njerëzve, shumë nga fëmijët tani flasin rehat bullgarisht. Përveç vullnetarëve, fëmijët mësojnë edhe bullgarisht dy herë në javë së bashku me mësues nga Ukraina”.

Elena Volkova

Për momentin, trajnimi bazohet në tekste dhe mjete studimore të ofruara nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit.

Projekti i quajtur "Dashuria flet bullgarisht" do të lejojë 100 fëmijë nga Ukraina të ndjekin mësimet e gjuhës bullgare dy herë në javë gjatë gjithë verës. Ekipi i Qendrës së Situatës “Dyert e Hapura” shpreson të mbledhë shumën prej 6000 levave të nevojshme për këtë aktivitet deri më 15 maj. Qëllimi është të lehtësohet heqja e pengesës gjuhësore për fëmijët ukrainas dhe që ata të komunikojnë më lehtë me bashkëmoshatarët e tyre në vendin tonë, si dhe të integrohen plotësisht në shoqërinë bullgare.

"Disa nga prindërit kanë vendosur që nga viti i ardhshëm shkollor t'i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat ​​bullgare - vëren Elena Volkova. Ata janë të vetëdijshëm se është shumë e mundur, për fat të keq, që lufta të vazhdojë dhe se ata do të duhet të qëndrojnë në Bullgari.

Qendra Arsimore të Ukrainës po vazhdon të punojë për një tjetër nga detyrat e saj të rëndësishme - shndërrimin e saj në shkollën e parë të mesme bullgaro-ukrainase

Ende nuk është saktësuar se çfarë metodologjie dhe tekstesh do të mësohen në të. Për momentin, fëmijët mësohen personalisht në godinën e qendrës, sipas programit ukrainas në një format online.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Qendra e Situatës "Dyert e Hapura"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD