Muzeu Historik në Asenovgrad feston 940-vjetorin e themelimit të Manastirit të Baçkovos me ekspozitën "Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit". Manastiri i shenjtë, i themeluar nga Grigorij Bakuriani, për shekuj me radhë ka qenë pjesë në zhvillimin socio-ekonomik, shpirtëror dhe kulturor të Asenovgradit. Me trashëgiminë e tij të pasur shpirtërore-historike, artistike dhe arkitekturore, sot manastiri është një vend tërheqës për mijëra pelegrinë që luten përpara ikonës së famshme mrekullibërëse të Nënës së Zotit. Prandaj përvjetori i rëndësishëm i manastirit festohet pikërisht me ekspozitën “Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit”. Janë paraqitur 24 postera kishash dhe manastire ku mbahen ikonat të mrekullibërëse dhe reliket e shenjtorëve, dhe historia e çdo manastiri dhe ikonë është mbledhur në një rrëfim magjepsës mbi besimin. Ekspozita është e realizuar së bashku me Qendrën e Studimeve Sllavo-Bizantine “Prof. Ivan Dujçev" pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski” dhe shoqërohet me një katalog dygjuhësh ku shqyrtohet ky fenomen i krishterimit – ikona.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Ornamentet luksoze, eleganca dhe vëmendja ndaj detajeve - kjo është ajo që dallon fasadat dhe dekorimin e brendshëm të atyre pak ndërtesave publike që kanë mbijetuar deri më sot, të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar. Çdo banor i..
Një kryq enkolpion doli në dritë gjatë hetimeve arkeologjike të kështjellës së lashtë Almus në qytetin e Llomit pranë lumit Danub. Kryqi është rreth 1100 vjeç dhe është bërë gjatë sundimit të mbretit Simeon i Madh (nga 893 deri në 927). Sipas kreut..
Thonë se duhani më i mirë në Bullgari prodhohej në Rodopet Lindore, pikërisht në zonën e qytetit të Ardinos. Duhani ishte i varietetit më aromatik oriental dhe përdorej kryesisht për eksport jashtë vendit. Ai kërkohej nga prodhuesit kryesorë të..