Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.
Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.
Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.
Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello
Në një qytet të vjetër- ku kanë lënë gjurmë trakët dhe romakët - ai sheh një krijesë engjëllore dhe mbetet një rob i saj për përjetësi. Ai është një admirues besnik dhe mbrojtës i saj, ndërsa ajo është një frymëzim dhe strehë për shpirtin e tij të..
Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit". Më 18 nëntor, për disa orë, jeta..
Banorët dhe mysafirët e Sevlievos mund të vizitojnë ekspozitën "Pamje nga ana tjetër e botës". Ekspozita dhe autori i saj, Mirosllav Cvjatkov, me origjinë nga Veliko Tërnovo, vizituan qytetin për të zbuluar detaje rreth natyrës, florës, faunës dhe punës..