Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolaj Tonkov prezanton veprat e tij të krijuara në iPad në Vjenë

Foto: Facebook/ Nikolay N. Tonkoff

Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.

Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.

Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.

Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Një regjisor dhe producent bullgar në Los Anxhelos prezantoi filmin e tij në Akademinë Amerikane të Filmit

Anëtarët e Akademisë së Filmit në SHBA panë filmin "Límite" të regjisorit bullgar Georgi Nikollas. Shfaqja u realizua në kuadër të fushatës për çmimet "Oskar", njoftoi në Facebook Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Los Anxhelos.I pranishëm në..

botuar më 23-11-16 11.43.PD

Shënohet zyrtarisht përvjetori i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë

Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë . Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. Lidhja e..

botuar më 23-11-15 7.05.PD
Foto: Gergana Mançeva

Bashkatdhetarët e Besarabisë nga “Rodoljubec”: Bullgaria sot ka nevojë për t'ja shprehur dashurinë

Almanaku "Rodoljubec" është një koleksion tekstesh të krijuara nga bashkëkohësit tanë - bullgarë jashtë vendit, që jetojnë në rajonet historiko-kulturore të Besarabisë, Tavrisë dhe Krimesë. Por ky është shumë më tepër se një vëllim librash jeshil, sepse..

botuar më 23-11-13 8.05.PD