Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolaj Tonkov prezanton veprat e tij të krijuara në iPad në Vjenë

Foto: Facebook/ Nikolay N. Tonkoff

Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.

Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.

Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.

Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Foto: Gergana Mançeva

Bashkatdhetarët e Besarabisë nga “Rodoljubec”: Bullgaria sot ka nevojë për t'ja shprehur dashurinë

Almanaku "Rodoljubec" është një koleksion tekstesh të krijuara nga bashkëkohësit tanë - bullgarë jashtë vendit, që jetojnë në rajonet historiko-kulturore të Besarabisë, Tavrisë dhe Krimesë. Por ky është shumë më tepër se një vëllim librash jeshil, sepse..

botuar më 23-11-13 8.05.PD
Foto: Facebook/ Maja Pramatarova

Arti në kohë lufte

Lufta sjell shkatërrim dhe shkretëtirë pas saj. Ndërpret rrugë, rrëzon ura, shkatërron dashuri, përçan bashkimin. Literalisht dhe figurativisht. “Lufta është një epidemi traumatike” ( the war is traumatic epidemic), thotë gjeniu rus i mjekësisë..

botuar më 23-11-03 7.30.PD

Një marrëveshje mes Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë parashikon bashkëpunim mes dy vendeve tona

Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte për një vizitë disaditore në Sofje, na informon sajti i Akademisë Bullgare të Shkencave Në kuadër të vizitës Kryetari i Akademisë bullgare, Akad. Julijan Revallski dhe kryetari i..

botuar më 23-11-02 6.33.MD