Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.
Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.
Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.
Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello
Filmi i Stefan Komandarev " Mësimet e Bllagës " fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Romës. Filmi, i cili është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë, është edhe propozimi bullgar për “Oscar”. Filmat e Festivalit Kinematorafikë në..
Më 16 nëntor 2023 është kremtimi zyrtar i 110-vjetorit të themelimit të organizatës më të vjetër të shkrimtarëve në Evropë – Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë (SBP). Ngjarja solemne do të mbahet në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje, nën patronazhin e..
Në ndërtesën e Radios Kombëtare Bullgare do të hapet një ekspozitë multimediale për jetën dhe veprën e Panajot Todorov Hristov, i njohur me pseudonimin Sirak Skitnik. Këtë e njoftoi drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, në prezantimin e..
Banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund të shikojnë një sërë filmash emocionues kushtuar aventurës, sporteve në natyrë, artit dhe muzikës. Në..