Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB dhe GERB-SDS rifillojnë negociatat për qeveri

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për kryeministra nga të dy koalicionet, Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, dhe në prani të liderëve të formacioneve politike. Për momentin, nuk është e qartë se çfarë kushtesh specifike janë vendosur nga GERB dhe çfarë lëshimesh janë gati të bëjnë “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB për kryeministër, konfirmoi edhe një herë formulën për një kabinet ekspertësh. Sipas tij, në kabinet nuk do të ketë ministra nga GERB.

“Vëzrazhdane” bëri thirrje për kthimin e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë u shpreh kategorikisht kundër një qeverie me pjesëmarrjen e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pavarësisht qëndrimit të DPS-së për nevojën e një kabineti të rregullt.


Më shumë nga rubrika

Toshko Jordanov

Heqja e kontrollit të OMGJ-ve të ushqimit dhe foragjerëve në BE është në rrugë të sipër

Ka një vendim të qeverisë bullgare për të mbështetur teknikat e reja gjenomike për ushqim dhe foragjere, tha deputeti Toshko Jordanov nga "Ka një popull të tillë". Ai lexoi në parlament një deklaratë kundër vendimit. Në një letër të hapur,..

botuar më 23-12-08 3.36.MD

Figurat nga monumenti i Ushtrisë Sovjetike në Sofje do të çmontohen

Figurat nga monumenti i Ushtrisë Sovjetike do të çmontohen brenda 30 ditëve, tha për BNT kryetari i rajonit "Sredec", Trajço Trajkov. "Struktura është në gjendje shumë të keqe. Plani i sigurisë kërkon çmontimin e skulpturave dhe zhvendosjen e tyre në..

botuar më 23-12-08 11.26.PD

Në vitin 2024 Sofja do të jetë "Kryeqyteti Botëror i Sporteve"

Me një ceremoni solemne, Sofja u shpall zyrtarisht Kryeqyteti Botëror i Sporteve në vitin 2024. Në ceremoni morën pjesë mbi 400 persona në sallën e madhe të Parlamentit Evropian në Bruksel. Të pranishëm ishin disa nga kampionët bullgarë më të njohur..

botuar më 23-12-08 9.42.PD