Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB dhe GERB-SDS rifillojnë negociatat për qeveri

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për kryeministra nga të dy koalicionet, Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, dhe në prani të liderëve të formacioneve politike. Për momentin, nuk është e qartë se çfarë kushtesh specifike janë vendosur nga GERB dhe çfarë lëshimesh janë gati të bëjnë “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB për kryeministër, konfirmoi edhe një herë formulën për një kabinet ekspertësh. Sipas tij, në kabinet nuk do të ketë ministra nga GERB.

“Vëzrazhdane” bëri thirrje për kthimin e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë u shpreh kategorikisht kundër një qeverie me pjesëmarrjen e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pavarësisht qëndrimit të DPS-së për nevojën e një kabineti të rregullt.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të zhvillojë një strategji të re kombëtare të politikës së jashtme

Të gjithë së bashku mund ta bëjmë Bullgarinë një faktor stabiliteti dhe sigurie në Evropën Juglindore, një faktor rritjeje dhe një lider rajonal të inovacionit, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel para konferencës "Strategjia..

botuar më 23-12-04 5.15.MD
Presidenti Rumen Radev

Me një veto, presidenti ndaloi dërgimin e transportuesve të vjetër të blinduar në Ukrainë

Presidenti Rumen Radev ktheu për një diskutim të ri në parlament ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me të cilën Bullgaria i siguron Ukrainës transportues të vjetër pa pagesë. Në arsyet e vetos, shkruhet se deputetët nuk janë informacion të mjaftueshëm..

botuar më 23-12-04 11.46.PD
Dubravka Handanoviç

Lidhja e re ndërsistemore e gazit Bullgari-Serbi vihet në punë testuese

Kanë përfunduar të gjitha aktivitetet në lidhjen ndërsistemore të gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë. Kjo do të lejojë një furnizim më të sigurt dhe më të qëndrueshëm të gazit nga burime të ndryshme, kryesisht nga Azerbajxhani, tha ministrja serbe..

botuar më 23-12-04 10.52.PD