Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB dhe GERB-SDS rifillojnë negociatat për qeveri

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për kryeministra nga të dy koalicionet, Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, dhe në prani të liderëve të formacioneve politike. Për momentin, nuk është e qartë se çfarë kushtesh specifike janë vendosur nga GERB dhe çfarë lëshimesh janë gati të bëjnë “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB për kryeministër, konfirmoi edhe një herë formulën për një kabinet ekspertësh. Sipas tij, në kabinet nuk do të ketë ministra nga GERB.

“Vëzrazhdane” bëri thirrje për kthimin e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë u shpreh kategorikisht kundër një qeverie me pjesëmarrjen e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pavarësisht qëndrimit të DPS-së për nevojën e një kabineti të rregullt.


Më shumë nga rubrika

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar..

botuar më 23-11-30 9.04.PD

Një hartë digjitale paraqet trashëgiminë etnografike të Bullgarisë

Në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje, sot nga ora 17:00 do të demonstrohet një hartë digjitale interaktive e Bullgarisë, e cila do të prezantojë trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe jomateriale të vendit në mënyrë komplekse dhe sipas rajoneve...

botuar më 23-11-30 6.40.PD

Parashikimi i motit për 30 nëntorin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje -minus 4°. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të ketë diell dimëror. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në kryeqytet deri në 5°.  Do të jetë..

botuar më 23-11-29 6.20.MD