PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për kryeministra nga të dy koalicionet, Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, dhe në prani të liderëve të formacioneve politike. Për momentin, nuk është e qartë se çfarë kushtesh specifike janë vendosur nga GERB dhe çfarë lëshimesh janë gati të bëjnë “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB për kryeministër, konfirmoi edhe një herë formulën për një kabinet ekspertësh. Sipas tij, në kabinet nuk do të ketë ministra nga GERB.
“Vëzrazhdane” bëri thirrje për kthimin e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë u shpreh kategorikisht kundër një qeverie me pjesëmarrjen e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pavarësisht qëndrimit të DPS-së për nevojën e një kabineti të rregullt.
Në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje, sot nga ora 17:00 do të demonstrohet një hartë digjitale interaktive e Bullgarisë, e cila do të prezantojë trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe jomateriale të vendit në mënyrë komplekse dhe sipas rajoneve...
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje -minus 4°. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të ketë diell dimëror. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në kryeqytet deri në 5°. Do të jetë..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov..
Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e..
Kanë përfunduar të gjitha aktivitetet në lidhjen ndërsistemore të gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë. Kjo do të lejojë një furnizim më të sigurt dhe..