Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një galeri online fokusohet tek artistët bullgarë

4
Foto: madein.bg

Punimet e artistëve bashkëkohorë bullgarë me zërin, teknikën dhe mesazhet e tyre janë mbledhur në platformën virtuale të artit madein.bg. Qëllimi i galerisë online është të tërheqë vëmendjen ndaj krijimtarisë bullgare, për të cilën ia vlen të investohet, thonë krijuesit e saj.

“Sot tregu i artit në vendin tonë, sado i fragmentuar të jetë, nuk ka asnjë rregullim për sa i përket cilësisë së veprave të paraqitura, ai është i mbushur me riprodhime dhe kopje dixhitale të veprave origjinale, të cilat shpeshherë autorët i bëjnë vetë për të ofruar një alternativë më buxhetore ndaj krijimtarisë së tyre - thekson ekipi i galerisë online. Vetëm ata që dinë të reklamojnë veten ia dalin, duke e formuar veten si markë, pavarësisht nga arti i tyre.

Platforma do të ketë jo vetëm përfaqësues të rëndësishëm dhe shembuj të artit bullgar sot, por edhe artistë të rinj që sapo dalin në skenë. Zhanret e përfaqësuara në galerinë virtuale përfshijnë piktura, skulpturë dhe qeramikë, si dhe art dixhital, fotografi, objekte dizajni dhe bizhuteri.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Bashkia Kjustendill - arkiva

Qyteti Kjustendill ringjall një traditë vendase të Krishtlindjes

Krishtlindja përrallore e Kjustendillit nis më 2 dhjetor me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në sheshin e qytetit “Vellbëzhd”. Zbukurimet festive do të ndriçojnë edhe në disa vende të tjera më të gjallëruara në pjesën qendrore të qytetit.  Një..

botuar më 23-12-02 8.05.PD
Dimitër Kenarov

Heronjtë e Dimitër Kenarovit flasin për nostalgjinë e tyre për komoditetet e komunizmit

"Jeta ishte më e mirë gjatë udhëheqjes së Todor Zhivkovit - më thotë një plak (me origjinë rome) me të cilin flas në rrugë; shumë njerëz kanë nostalgji për ish-diktatorin komunist. Atëherë nuk kishim të drejta, por kishim punë. Tani ne kemi..

botuar më 23-11-30 3.25.MD
Alja Markova dhe libri i saj

Një bullgare nga Spanja u nderua në një konkurs për libra kuzhine

“Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj” me receta dhe ilustrime të autores bullgare Alja Markova fitoi dy çmime nga Çmimet Ndërkombëtare Gourmand World Cookbook Awards. Këtë e bëjnë të ditur botuesit nga "List". Çmimet janë në kategoritë "Ilustrim"..

botuar më 23-11-27 6.30.MD