Radioja Kombëtare Bullgare(BNR) dhe Radio “Zëri i Vietnamit” do të bashkëpunojnë me programe radiofonike, podkaste dhe videokaste, si dhe me shkëmbim kuadrosh. Për këtë kanë rënë dakord drejtoritë e dy mediave gjatë vizitës së delegacionit vietnamez te ne.
Zëvendëspresidenti i Radios "Zëri i Vietnamit", Tran Min Hung kujtoi "lidhjet e mrekullueshme në të kaluarën" dhe shprehu dëshirën për të ndërtuar mbi to. “Po mendojmë për lidhje në fushën e kulturës, për përmbajtje, si muzikë dhe podkaste. Kemi se çfarë të shkëmbejmë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, theksoi se ndarja e përvojës ndërmjet vendeve të tilla të ndryshme, përfshirë edhe realizimin e një serie radiofonike për kulturën dhe zakonet e Bullgarisë dhe Vietnamit, mund të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e gazetarëve.
Gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët vietnamezë treguan interes edhe për punën e Radio Bullgarisë. Ekuivalenti i tyre VOV-5 World prodhon përmbajtje në 13 gjuhë.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..