Sot, më 5 nëntor, në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku të drejtë vote kanë 6 038 052 zgjedhës. Kryebashkiakët zgjidhen aty ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Balotazhi zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar bashkie që kanë marrë numrin më të madh të votave. Votohet për zgjedhjen e 91 kryetarëve të bashkive, 451 kryetarëve të rajoneve dhe 31 kryetarëve të komunave.
Është kurioz fakti që në katër bashki në raundin e dytë zgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidatëve, pasi kandidati i dytë dhe i tretë kanë një numër të barabartë votash - këto janë bashkitë e Suhozem, Dragash Vojvoda, Dobrina dhe Vasiljovo.
Ndër vendbanimet ku mbahen balotazhet janë 19 qytete rajonale, duke përfshirë tre më të mëdhenjtë në vend - Sofjen, Plovdivin dhe Varnën.
Dita e zgjedhjeve do të përfundojë në orën 20:00. Në rast se ka qytetarë që presin përpara seksioneve për të ushtruar votën e tyre, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00. Rezultatet e para të exit poll-ve të agjencive sociologjike pritet të shpallen në orën 20:00. Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2023 do të mbahet mend për një sërë kuriozitetesh, ku më i madhi është votimi me makinë që u anulua pas një skandali menjëherë para zgjedhjeve.
Foto: BGNES
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaData 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..
Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..
Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..
Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës,..