Tani për tani nuk është planifikuar një takim mes kryesisë së "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me GERB-SDS pas zgjedhjeve lokale, tha bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov. Ai theksoi se është e pashmangshme që të ketë biseda mes pjesëmarrësve në qeverisje.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri deklaroi se duhet të caktohet një takim lidershipi. “Duhet të vazhdojmë më tej. Zgjedhjet kanë përfunduar. Kritikat, kërcënimet dhe komentet parazgjedhore duhet të përfundojnë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, kërkoi Nikollaj Denkov.
Kryeministri shprehu shpresën se do të ketë një rotacion të postit të kryeministrit, siç ishte rënë dakord mes partnerëve në qeverinë e rotacionit (PP-DB dhe GERB), sepse kabineti ka një program të përcaktuar për të zbatuar.
Javën e kaluar, kreu i GERB Bojko Borisov njoftoi se të mërkurën në Këshillin Kombëtar, partia e tij do të diskutojë nëse do të zgjasë mbështetjen e saj për qeverinë.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..