Tani për tani nuk është planifikuar një takim mes kryesisë së "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me GERB-SDS pas zgjedhjeve lokale, tha bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov. Ai theksoi se është e pashmangshme që të ketë biseda mes pjesëmarrësve në qeverisje.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri deklaroi se duhet të caktohet një takim lidershipi. “Duhet të vazhdojmë më tej. Zgjedhjet kanë përfunduar. Kritikat, kërcënimet dhe komentet parazgjedhore duhet të përfundojnë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, kërkoi Nikollaj Denkov.
Kryeministri shprehu shpresën se do të ketë një rotacion të postit të kryeministrit, siç ishte rënë dakord mes partnerëve në qeverinë e rotacionit (PP-DB dhe GERB), sepse kabineti ka një program të përcaktuar për të zbatuar.
Javën e kaluar, kreu i GERB Bojko Borisov njoftoi se të mërkurën në Këshillin Kombëtar, partia e tij do të diskutojë nëse do të zgjasë mbështetjen e saj për qeverinë.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..