Ministrja e jashtme Maria Gabriel bëri thirrje për përmbajtje në komentet për shanset e Bullgarisë për të hyrë në Shengen pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Holandë. “Le të krijohet një qeveri, nuk angazhohem për një datë për hyrjen në Shengen”, tha ajo për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. "Argumentet janë politike, ekonomike, ka fakte të qarta. Bullgaria sigurisht që ruan kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk po lutemi për asgjë, Bullgaria mbron pozicionin dhe vendin e saj", shpjegoi ministrja.
Lidhur me anijen e rrëmbyer nga husët jemenas me kapitenë bullgarë në bord, Gabriel deklaroi: "Që nga dita e parë kemi informacion. Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them, sepse në raste të tilla është e rëndësishme të jemi diskretë, është që ne jemi në kontakt dhe koordinim të nevojshëm me institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë gjithçka që bashkatdhetarët tanë të kthehen shëndoshë e mirë në Bullgari”.Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..