Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë në Bullgari festojnë Ditën e Shën Andonit

Foto: arkiv

Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon Osh. Andonin e Madh. Festa njihet si Dita e Andonit. Andoni konsiderohet themeluesi i murgërisë së krishterë. Sipas besimeve popullore, në Ditën e Andonit respektohen një sërë ndalimesh për t'u mbrojtur nga sëmundjet. Në këtë ditë, gratë nuk tjerrin, nuk thurin dhe nuk i ziejnë fasulet dhe thjerrëzat, për të mos zemëruar murtajën, linë dhe “puçrën e kaltër”.

Sipas besimeve popullore, Andoni dhe Athanasi janë dy vëllezër binjakë,  të cilët kanë qenë farkëtarë dhe kanë shpikur për herë të parë darët e farkëtarit. Prandaj, Dita e Andonit dhe Dita e Athanasit, festohen si festa të farkëtarëve, hekurpunonjësve, thikëpunuesve, nallbanëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD