Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 shkurtin

Fundjava vjen me mot të ngrohtë dhe vranësira të shpërndara

Foto: BTA

Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje - 2°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara në shumë vende deri me diell. Më shumë vranësira do të ketë në rajonet ekstreme jugore, por vetëm vende-vende pas mesditës do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi lindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 19°, në kryeqytet - 16°.

Në Detin e Zi vranësirat do të çahen deri në diell. Në jug do të bjerë shi. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 11-16°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Mbi malet do të ketë vranësira të shpërndara, mbi masivet jugore do të jetë më e ndjeshme dhe në vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Vranësirat do të shtohen pas mesditës nga perëndimi. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 8°, në 2000 m - minus 1°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD