Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një javë pas marrjes së detyrës. Në takimin e sotëm me presidentin Rumen Radev, Gllavçev ka paraqitur arsyet për ndryshimet e kërkuara nga ai, por nuk është e qartë nëse Radev do t'i nënshkruajë dekretet për to. Stefan Dimitrov njoftoi para gazetarëve se komunikimi i tij me kryeministrin është përmirësuar. “Si do të vazhdojë ky dialog mes nesh, do të varet nga vendimi im për detyrat dhe përgjegjësitë që kam marrë përsipër për momentin, i udhëhequr vetëm nga ideja për të ndihmuar në dy gjëra kryesore. E para është që të zhvillohen zgjedhje të ndershme jashtë vendit, sigurimi i kushteve për këtë, dhe sigurimi i funksionimit normal të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Dimitrov.
Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të paraqesë javën e ardhshme një projektligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin parashkollor dhe shkollor për të shfuqizuar përkufizimin e miratuar së fundmi për orientimin seksual jotradicional. Tekstet e..
Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i..
Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin..
Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të..