Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Foto: Facebook /P.I.F.

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të këngëtarit të ndjerë të grupit Dimo, “Përralla” do të interpretohet nga Grafa, Maria Ilieva, Mihaella Fileva, Svilen Noev, Stefan Vëlldobrev, Stenli, Polli Genova dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Dashuri, dritë dhe emocione të tërbuara gëzimi dhe trishtimi rrjedhin nga regjistrimi i ri i galaktikës së muzikantëve bullgarë, rrugët e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër kryqëzoheshin me atë të Dimos.

“Vendosëm të mbledhim miq që kanë lidhje me Dimon, kanë punuar me të dhe të regjistrojmë së bashku një audio dhe video të re të këngës “Përrallë”. Për ironi, në vitin 1998, Dimo ​​dhe unë e incizuam këtë pjesë në studion e Millço Kacarov, dhe tani - 26 vjet më vonë, regjistrimi i versionit të ri po ndodh në të njëjtin vend" - thotë kitaristi dhe bashkëthemelues i grupit P.I.F  Ivan Vellkov.

Koncerti - promovim "Përralla vazhdon" do të jetë më 25 prill. Në të përveç videos së re, muzikantët do të ofrojnë një rrugëtim emocional muzikor me këngët më të preferuara nga repertori i grupit P.I.F.


Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD