Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri.
Projekti u lançua në një ceremoni zyrtare në qytetin e Bulqizës nga ambasadori bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe kryetarja e bashkisë shqiptare Festime Mjeshtri.
Pasi falënderoi për mbështetjen bullgare në profilin e vet në Facebook, zonja Festime Mjesthri theksoi se aktivitetet e projektit janë në sinkron me përpjekjet që bashkia bën për të promovuar sektorin e turizmit, i cili është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës në zonë. “Përmirësimi i kapaciteteve të administratës vendore është një kusht i domosdoshëm për sigurimin e një procesi të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel vendor”, tha kryetarja e Bashkisë së Bulqizës.
Suksese dhe shumë vizitorë në këtë “rajon malor unik dhe të mrekullueshëm”, uroi nga ana e vet ambasadori ynë në Shqipëri Ivajllo Kirov. Në prezantimin e projektit morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga rajoni historiko-gjeografik Golloborda, të udhëhequr nga Ahmet Balla - kryetar i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë" dhe Razi Rama - kryetar i Shoqatës Etno-Kulturore dhe Sportive të Gollobordës.
Projekti realizohet përmes mbështetjes financiare të instrumentit “Ndihma bullgare për zhvillim”, i cili është pjesë integrale e politikës së përgjithshme të Bashkimit Evropian për garantimin e sigurisë në nivel global, duke arritur zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin ekonomik të vendeve dhe rajoneve fqinje. Ndihma bullgare për zhvillim pasqyron gjithashtu prioritetet gjeografike të politikës së jashtme të vendit tonë, bazuar në lidhjet tradicionale historike, ekonomike dhe kulturore dhe afërsinë gjeografike me vendet partnere. Ndër këto prioritete janë edhe mbështetja e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ku në vitin 2017 bullgarët u njohën zyrtarisht si pakicë kombëtare.
Ju kujtojmë se në fund të vitit të kaluar një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi Shqipërinë, ku realizoi një sërë takimesh me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare atje. Më shumë për vizitën tonë mund të mësoni nga publikimi i mëposhtëm:
Përpiloi: Krasimir Martinov
Foto: Bashkia e Bulqizës, Faqja e Festime Mjeshtrit në Facebook
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..