Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell për ditët festive

Foto: BGNES

Të shtunën do të jetë pa shi. Vranësia në pjesën më të madhe të vendit do të zvogëlohet deri me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 16°, në Sofje 9°. Temperatura maksimale do të jetë nga 20 deri në 26°, në kryeqytet do të jetë 20°.

Do të mbajë mot me vranësira përgjatë Detit të Zi, por pa reshje me erë verilindore. Temperaturat e ajrit do të jenë 22-24°, afër vlerave të ujit të detit.

Edhe vranësirat në male do të zvogëlohen kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 16°, në 2000 m deri në 8°.

Të dielën dhe të hënën do të mbajë mot me diell me mjegull të mëngjesit në lugina dhe ultësira




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bullgaria nuk do të humbasë 90 milionë eurot e papërdorura në bujqësi

Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..

botuar më 24-09-24 11.07.PD
Ivan Kondov (majtas) dhe James O'Brien

Ministri i jashtëm bullgar diskutoi me sekretarin amerikan të shtetit për çështjen e heqjes së vizave

Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti çështjen e përfshirjes së Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të Shteteve të Bashkuara...

botuar më 24-09-24 9.44.PD

85 arkeologë nga e gjithë Evropa po mblidhen në Bullgari në një kongres për provincat romake të Danubit

Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet kufitare përgjatë Danubit", njoftoi BNR Vidin. Iniciativa për diskutimin mbi provincat e Danubit të..

botuar më 24-09-23 5.15.PD