Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..