Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

19
Foto: BNR-Vidin

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin një vend të ri ku të zhvendoseshin. Ata zgjodhën kthesën e madhe të lumit, dhe bregu i lartë tërhoqi gjithashtu të ardhur të tjerë përtej Danubit. Nga viti 1934 deri në vitin 1947, fshati i sotëm veriperëndimor Gomotarci quhej Evdokia në emër të motrës së Mbretit Boris III, Princeshës Evdokia. Ndërsa ndryshe Gomotarci do të thotë zhurmë, bujë nga grumbullimi i shumë njerëzve në një vend.

Në të kaluarën, banorët e tij ishin më shumë se 1200, ndërsa sot - rreth 650. Vendbanimi ka shumë veçori natyrore dhe ekonomike - tokë pjellore, ujë të bollshëm, afërsi me qendrën rajonale të Vidinit. Por, për fat të keq, shkolla u mbyll dhe sot fëmijët udhëtojnë me autobus drejt shkollave të Vidinit. Fshati ka stemën e tij, në të cilën paraqitet mënyra e sigurimit të jetesës së tyre - plantacione gruri, misri dhe luledielli, peshk dhe vreshta.

"Varietetet e rrushit janë kryesisht italiane - kaberne, merlot, dhe dikur prodhonim edhe të ashtuquajturën novosellska gëmza, por investitorët filluan të kultivonin varietete më cilësore dhe produktive" - shpjegoi për BNR Vidin kryeplaku i fshatit Zheljazko Stankov.
Zheljazko Stankov
Sa i përket vendeve të punës në fshat, sipas kryeplakut, ato janë të fushave të ndryshme dhe nuk ka pothuajse asnjë njeri të papunë:

“Aktualisht banorët e sigurojnë jetesën e tyre nëpërmjet vreshtave, presim të ndërtohet edhe distileria e alkoolit, kemi dy banesa të mbrojtura, aty punojnë 12 persona... Nuk ka papunësi, ka vetëm nga ata që nuk duan të punojnë dhe presin ndihma. Përmes programit të punësimit nuk janë liruar vende, nuk kemi njerëz që të kujdesen për pastërtinë. Tani, nga 1 korriku, kemi vetëm një vend të lirë, por kjo nuk mjafton”.
Kisha „Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali“
Banorët e Gomotarcit krenohen me kishën e tyre "Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali". Kisha është ndërtuar nga banorët vendas në vitin 1616, me një strukturë hekuri. Ikonat janë punuar nga ikonografi i Dibrës Krësto Jankov. Kisha ka dy kambana, njëra prej të cilave është nga Rumania, ndërsa ndërtesa është e rinovuar, së bashku me afresket e saj. Kryeplaku shprehet i kënaqur që në fshat ka një shërbim shëndetësor që funksionon vazhdimisht:

"Është fat i madh dhe nuk e di nëse njerëzit e vlerësojnë, që kemi një mjek në dispozicion. Kemi edhe autobus, por ai mbetet shpesh pa pasagjerë sepse njerëzit udhëtojnë me makinat e tyre personale."

Edhe biblioteka në fshat zhvillon shumë aktivitete - thotë sekretarja e saj Iskra Panteva:

“Për momentin kemi grupin e këngës “Dunavija”, me të cilin udhëtojmë nëpër festivale, tubime. Punoj shumë me fëmijët gjatë pushimeve. Vjen shpesh edhe autobusi i bibliotekës së Vidinit. Ne jemi një nga fshatrat e mëdhenj dhe në verë është plot me fëmijë me të cilët mund të punojmë."

Edhe banorët e Gomotarcit ndajnë disa nga hallet e tyre të përditshme, megjithëse pranojnë se jetojnë të qetë. Ndër mangësitë e fshatit është mungesa e infrastrukturës së mirë, për shkak të buxhetit të ulët në dispozicion:

“Rrugët janë në gjendje shumë të keqe. Na kanë dhënë 50 mijë leva për të asfaltuar 100 metra. Këtë vit do të përdoren 25 mijë leva për riparimin e ambientit të bibliotekës dhe 25 mijë leva do të investohet në renovimin e brendshëm të godinës së këshillit të fshatit, sepse nuk i është bërë renovimi që prej 50 vitesh”, - shpjegoi në përfundim kryeplaki Zheljazko Stankov.

Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BNR - Vidin, Pllamen Gençev, Biblioteka "Prosveta-1928" fshati Gomotarci
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD