Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

12
Llazo Nestori
Foto: Krasimir Martinov

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Me origjinë nga fshati Vërnik (në bullgarisht "Връбник") që ndodhet afër Bilishtit, Llazo përfundoi arsimin për filologji dhe prej 45 vitesh jepte mësim gjuhë dhe letërsi shqipe. Ai tani ka dalë në pension dhe e ndan kohën mes fshatit të tij të lindjes dhe qytetit. Ne bisedojmë me të në shtëpinë e tij në Bilisht.
Kisha në fshatin Vërnik
"Fshati ynë Vërnik është një nga vendet më të vjetra në Shqipëri ku jeton një popullsi patriote bullgare - thotë Llazo Nestori dhe jep disa shembuj: - Tre vendet më të rëndësishme për çdo vendbanim janë kisha, shkolla dhe varrezat. Dihet se kisha në Vërnik është po aq e vjetër, sa dhe vetë fshati. Është djegur dy herë nga bashibozukët osman dhe të dyja herët është restauruar nga bullgarët. Kisha jonë sot ka pamjen që ka pasur pas restaurimit të saj të dytë në vitin 1915. Dhe kjo është bërë nga shteti bullgar. Së dyti, shkolla e parë dhe mësuesit e parë që mbahen mend në fshatin Vërnik ishin bullgarë. Bëhet fjalë për dy mësuese nga Bllagoevgradi – Dana Shopova dhe Teodorka Slivenova. Më të vjetrit e fshatit i mbajnë mend dhe u tregojnë pasardhësve të tyre për to. Me ndihmën e shtetit bullgar u ndërtua edhe shkolla e parë. Dëshmia e tretë e rrënjëve bullgare të banorëve të Vërnikut mund të shihet në varrezat. Epitafet në monumentet e vjetra janë shkruar në një gjuhë të pastër bullgare. Përveç kësaj, shumë nga paraardhësit tanë kanë pasur dyqane në Sofje dhe kështu fitonin para. Dihet se muratorët nga fshati ynë kanë marrë pjesë në ndërtimin e katedrales së madhe “Shën Aleksandër Nevski”. d.m.th. si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana ekonomike rajoni ynë është i lidhur me Bullgarinë”.
Hyrja në fshatin Vërnik me rrugën e asfaltuar nga Bullgaria
Në ditët e sotme me fonde bullgare u rinovua edhe rruga për në fshatin Vërnik, na tregon Llazo Nestori dhe vazhdon:
"Në rajonin tonë erdhën shumë emisarë nga vendet fqinje, të cilët i binin gjoksit se do të na ndihmonin, do bënin këtë, do bënin atë, jepnin gjithçka për Vërnikun. Por vetëm Bullgaria dha një kontribut real. Jo shumë kohë më parë me fondet bullgare, u asfaltua rruga për në Vërnik dhe tani është shumë më e lehtë për të gjithë të shkojnë në fshat, të riparojnë shtëpitë e tyre dhe të kenë një jetë më normale”.

Njohja e pakicës kombëtare bullgare nga shteti shqiptar në vitin 2017 ishte një hap i madh përpara për bullgarët në Shqipëri, na thotë edhe Llazo Nestori dhe ndihet i indinjuar nga “maqedonizmi i rremë” që ekziston edhe në këtë pjesë të vendit, siç e përkufizon ai vetë fenomenin:
Libra nga Bonço Nestorov
"Dihet dhe e them me bindje - ne jemi bullgarë. E them edhe sepse e di që gjyshi im dhe xhaxhai im Bonço Nestorov janë bullgarë. Bonço ishte një shkrimtar i njohur në Bullgari në kohën e socializmit. Ai ka shkruar 22 libra - tregime, romane dhe novela. Me shumë dashuri i tregonte babait tim për rrënjët tona bullgare, për trashëgiminë bullgare në familjen tonë dhe fshatin tonë.

Në përgjigje të pyetjes sonë se deri ku shtrihen rrënjët bullgare të familjes së tij, Llazo Nestori na thotë se ka të afërm në Sofje dhe Plovdiv. Djali dhe vajza e shkrimtarit Bonço Nestorov jetojnë në Sofje, ku edhe fëmijët e Llazos përfunduan arsimin e lartë.
Një artikull për Bonço Nestorov në një gazetë bullgare
“Duke folur për maqedonizmin e rremë, duhet të themi se deri në vitet 1990 ishte shumë e vështirë të flitej për Bullgarinë këtu. Gjuha bullgare ishte lënë pas dore në mënyra të ndryshme dhe qëllimi ishte të imponohej se të rinjtë nuk dinin bullgarisht dhe se as nuk kishin shtetësi bullgare. Por me ndryshimet e viteve 90-të çdo gjë erdhi në vendin e duhur. Kufijtë u hapën dhe shteti bullgar tashmë mund të interesohej për bashkatdhetarët e tij në Shqipëri. Dhe gjithçka filloi, ose më mirë vazhdoi, siç ishte një shekull më parë - gjimnazistët mbaruan arsimin e mesëm, dhe më pas morën rrugën drejt mëmëdheut - Bullgarisë për të mbaruar universitetin dhe për të punuar. Mund të themi se pothuajse çdo familje ka një, dy ose tre fëmijë që kanë kryer arsimin e lartë në Bullgari ose që punojnë atje. Prandaj të gjithë jemi shumë mirënjohës për politikën e Bullgarisë ndaj nesh”.

Duke prekur temën e të ashtuquajturit maqedonizëm dhe pyetjet e hapura që qëndrojnë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me identitetin dhe historinë tonë të përbashkët, Llazo Nestori tregoi se po vëzhgon se si po zhvillohen marrëdhëniet në kontekstin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
"Unë mendoj se zona më e lidhur me "maqedonizmin" është zona e Prespës së Vogël. Ka disa faktorë të këtij maqedonizmi. Për shembull, në vitet 1990, një pjesë e madhe e njerëzve kanë punuar në Maqedoninë fqinje dhe interesat e tyre ekonomike janë të lidhura me të. Personalisht, fjala maqedonas nuk më shqetëson, por mendoj se Maqedonia është një shtet artificial i krijuar brenda kufijve të Jugosllavisë së Titos, me idetë e mëdha të Aleksandrit të Madh etj. 

Ndërsa historikisht ky është një rajon bullgar, siç është, për shembull, Trakia. Ajo që shteti bullgar kërkon nga Maqedonia e Veriut është njohja e pakicës bullgare, si dhe qartësimi i pyetjeve në lidhje me figurat historike dhe heronjtë kombëtarë. Të thuhet e vërteta dhe të zgjidhët gjithçka më anë të mendjes dhe arsyes”.
Mesazhi me të cilin Llazo Nestori u drejtohet bashkatdhetarëve dhe dëgjuesve tanë është ky:

"Të jesh bullgar është një emër i madh dhe një krenari e madhe. Uroj që të gjithë bullgarët, kudo që janë në botë, ta duan Bullgarinë, ta mbrojnë atë dhe të punojnë për emrin bullgar. Besoj se të gjithë janë dhe do të jenë krenarë me këtë emër."

Foto: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD